Musk kërcënon të anulojë marrëveshjen për blerjen e Twitter-it

Elon Musk ka kërcënuar se do të lë në gjysmë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter, sepse gjigandi i mediave sociale nuk do të publikojë detaje mbi llogaritë e rreme.
Miliarderi akuzoi firmën për ‘rezistencë dhe pengim’ të së drejtës së tij për informacion në lidhje me faqet e padëshiruara në platformë.
Ai sulmoi zyrtarin kryesor ligjor të saj, Vijaya Gadde në dosjet e reja të SEC sot dhe tha se “rezervon të gjitha të drejtat” për të përfunduar marrëveshjen.
Twitter pretendoi më herët gjatë betejës se kishte paraqitur të gjitha detajet e nevojshme, por Musk e hodhi poshtë ato pretendime.
Sipërmarrësi ka kërcënuar më parë se do të tërhiqte marrëveshjen e tij, me atë “të pezulluar përkohësisht” muajin e kaluar.
Ai gjithashtu postoi në Twitter muajin e kaluar se ‘nuk mund të ecë përpara’ me blerjen derisa t’i sigurohen të dhënat e kërkuara./21Media

Back to top button