Musliu: Me vizitën e Putinit në Beograd, Vuçiq po luan poker me NATO-n dhe Perëndimin

Musliu në “Click” komentoi vizitën e Putinit në Beograd

Në periudhë kohore prej më shumë se katër vjetëve, presidenti rus, Vladimir Putin, për herë të dytë do ta vizitojë Serbinë.

Lidhur me këtë vizitë u diskutua sot, edhe në emisionin “Clcik” në RTV 21. Eksperti i sigurisë, Agim Musliu sqaroi se domethënia e pritjes se Putinit në Serbi politikisht është një lloj paniku.

“Me prezencën e tij (Putin) do të tregojë që ta forcojë më tepër këtë relacionin me Vuçiqin dhe me Serbinë për shkak se i ka ikur nga dora dhe do të bindet në vend që Beogradi nuk do të rrëshqasë nga NATO-ja. Ndërsa nga ana e presidentit serb Vuçiq janë dy gjëra sa mendoj unë. E para është që t’i tregojë opinionit të gjerë publik pasi që e ka mobilizuar tërë Serbinë dhe tërë aparatin e gjerë shtetëror që edhe nxënësit nga shkolla nesër t’i qesë në rrugë për ta pritur Putinin që t’i tregojë opinionit mbarë që unë kam më shumë përkrahës se këta të mjerë që protestojnë kundër meje… E dyta është që të luajnë një poker të mirë me perëndimin dhe me NATO-n duke i shantazhuar dhe duke i treguar që shikoni unë mund të shkoj edhe nga Rusia.”, tha Musliu./21Media

Back to top button