Mustafa-Veselit: Provokatorë, si Serbia si Kadria!

“LDK sërish kërkon të bashkëpunojë me pozitën dhe me koalicionin e tyre në dialog”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafta ka akuzuar kryetarin e Kuvendit njëkohësisht kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin që ka filluar një fushatë kundër LDK-së.

Sipas Mustafës personat që qëndrojnë prapa kësaj fushate nuk e kanë mirë pasi që nuk mund të kryejnë punë duke e provokuar LDK-në.

I pari i LDK-së, përmes një qëndrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook ka thënë që më mirë për Kadri Veselin është të merret me drejtimin e Kuvendit si dhe koalicionin qeverisës, pasi që sipas tij, problemi është tek ata e jo te LDK-ja. “Ata kanë problem me BE-në dhe me SHBA-të që të përmbushin kushtet për dialog. Ata nuk po munden me e bindë Kryeministrin ta bëjë punën e tij në dialog e po merren me LDK-në. Ata veprojnë publikisht me tre platforma për dialog, një të Presidentit, një të Qeverisë dhe një të Komisionit të Kuvendit.”, ka shkruar Mustafa.

Isa Mustafa gjithashtu ka deklaruar që nuk është përgjegjësi e LDK-së, pse sipas tij koalicioni qeverisës është i dobët, pse s’ka fuqi ta përballoj dialogun si dhe pse kryeministri i ik përgjegjësisë së tij në dialog.

Kryetari i LDK-së gjithashtu ka thënë që përkundër etiketimeve të llojllojshme që Kadri Veseli dhe PDK ia ka atribuuar LDK-së, ata sërish kërkojnë të bashkëpunojnë me ta dhe me koalicionin e tyre në dialog.

“As Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty ketë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend.”, ka shkruar në qëndrimin e tij Isa Mustafa./21Media

Back to top button