Me rastin e 18 vjetorit të Betejes së Koshares

Me rastin e 18 vjetorit të Betejes së Koshares

Sot, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë shënon një prej datave më të rëndësishme të Kosovës.

Sipas tij, partneriteti me SHBA është garanci e aspiratës sonë për të qenë të lirë, si dhe është garanci që FSK ta shndërroj në Forcë të Armatosur të Kosovës, pasi Kosova ka krijuar parakushte për ta pasur një ushtri.

”Kosharja ishte dëshmia më e mirë e unitetit të UÇK-së. Gjithë ne sot ndjehemi krenarë me veprën e heronjve dhe dëshmorëve të betejës së Kosharës. Po ashtu, krenohemi me heronjtë e gjallë të kësaj brigade që janë bërë pjesë e institucioneve të Kosovës.