Mustafa u ka thënë deputetëve të Kosovës se Qeveria nuk vendos për pagat e tyre

Mustafa u ka thënë deputetëve të Kosovës se Qeveria nuk vendos për pagat e tyre

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke iu përgjigjur deputetit Faton Topallit, i cili tha se ka diferencë të madhe mes pagës së zyrtarëve dhe pagës mesatare, ka thënë se në vjeshtë do ta sjellin ligjin për nivelizimin e pagave.

Mustafa ka thënë se ka diferenca të mëdha në Kosovë të pagave që nuk janë në harmoni me ligjet e vendit dhe se është punuar mjaft në ligjin për pagat, që të vlej rregulli që për punën e njëjtë të kenë pagën e njëjtë.

Mustafa tha se është kërkuar që ky ligj të trajtohet bashkë me ligjin e shërbimit civil dhe ligjin mbi organizimin e Administratës shtetërore dhe ta ofrojmë Kuvendit në vjeshtë për trajtim.

“Ju vendosni vet për pagat e deputetëve sepse Qeveria nuk ka kompetencë për pagat e deputetëve, dhe nëse ju vendosni për uljen e pagave, atëherë ne do ta ekzekutojmë”, tha ai.