Mustafa pas takimit me deputetin e CDU-së: Jemi dy parti që kemi dalë të parat

Mustafa pas takimit me deputetin e CDU-së: Jemi dy parti që kemi dalë të parat

Lideri LDK-së , Isa Mustafa pas takimit me deputetin CDU-së Volkmar Klein, tregoi se çka u diskutua në këtë takim. Ai tha se Kelin e njoftoi për procesin zjgedhor për të cilin tha se ende nuk ka përfunduar .

Po ashtu Mustafa tha se kanë realcione të mira me CDU-në duke shtuar se janë munduar që reformat e LDK-së t’i përshtatin si parti të një familje.

“Sa i përket procesit zgjedhor, e njoftova deputetin se ky proces ende nuk ka përfunduar se momentalisht jemi dy parti që kemi dalë të parat, LDK dhe Vetëvendosja me një dallim të vogël të votave, fituesi përfundimtar do të përcaktohet me certifikimin e rezultateve, pasi të numërohen të gjitha votat. Ne edhe si parti gjatë fushatës zjgedhore kemi pas objektin themelor, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit e korrupsionit pastaj thellimit e bashkëpunimit me ndërkombëtarëve dhe rikthimin e relacioneve me BE kështu që ky objektiv do të mbetet edhe më tutje, në rast se LDK do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme apo pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha ai ai.

Tutje Mustafa tregoi se Kelin e njoftoi edhe për bisedimet që po zhvillojnë me Vetëvendojsen për një koalcion të mundshëm për qeverisje.

“E njoftova poashtu se ne kemi biseduar edhe me VV për mundësinë e një koalicioni, të përbashkët kemi vlerësuar se ky mund të bëhet por natyrish tse duhet të punohet edhe më tutje dhe po ashtu jemi marrë vesh që në ditët në vijim do të thotë edhe gjatë kësaj jave edhe javës së ardhshme do të kemi kontakte do të bashkëpunojmë kryesisht në harmonizmin e objektivae qeverisëse , në pjesës e programit qeverisës”, tha ai.

Sot LDK ka mbajtur një takim të kryesisë, pas takimit  për media ka folur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, Ai është shprehur se nuk do të ketë takime ndërmjet LDK-së dhe LVV-së deri të numërohen të gjitha votat.

Por sa i përket kësaj deklarate lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarja,  Vjosa Osmani dhanë tjetër përgjgije.

“Ashtu siç ka thënë Besiani  i përket takimit të themi të nivelit të liderëve  për marrëveshje, do të thotë takim të tillë nuk do të kemi përpara…por takim të njerëzve të anëtarëve të kryesisë  të ekspertëve tanë  me VV do të ketë  me i kapërcy çështjet programore edhe çështjet tjera të qeverisjes” tha Isa Mustafa.

“Besoj ka keqkuptim  qenë. Për momentin kemi diskutim në nivel të ekspertëve. Diskutime programore. Takimet në nivelet politike do të jenë pas certifikimit të rezultateve, por në nivel ekspertesh do te ketë diskutime”, tha në anën tjetër Vjosa Osmani. /21Media