Mustafa dhe Yee flasin për Demarkacionin

Yee vlerësoi lidershipin e qartë të Mustafës për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, ku kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Mustafa e ka falënderuar Yee për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, në të gjitha fushat.

Nga ana e tij, Yee vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në vend, duke përfshirë gatishmërinë për partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n në procesin e transformimit të FSK-së.

Ai po ashtu, vlerësoi lidershipin e qartë të kryeministrit për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Mustafa dhe Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës./21Media 

Back to top button