"I lutemi zotit për paqe, mirëqenie dhe dashuri"

“I lutemi zotit për paqe, mirëqenie dhe dashuri”

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ftuar për solidaritet dhe barazi.

Ai tha se festat i thejnë kufijtë politik, social, mosdurimet dhe mospërfilljet.

“Solidarizohemi me njëri-tjetrin dhe kuptohemi më mirë. I lutemi zotit për paqe, mirëqenie dhe dashuri”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai u shpreh se kjo frymë meriton ta kultivojmë edhe atëherë kur nuk kemi festa.

“Me fat Festa e Bajrami!”, ka uruar i pari i LDK-së.

Sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Kurban Bajramit e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit./21Media