Mustafa përmendi edhe Aeroportin e Gjakovës, ku tha se duhet ta shndërrojmë në një aset që do të mburret e tërë Kosova

Mustafa përmendi edhe Aeroportin e Gjakovës, ku tha se duhet ta shndërrojmë në një aset që do të mburret e tërë Kosova

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Gjakova meriton shumë më shumë investime dhe përkujdesje të veçantë të Qeverisë qendrore për arsye se kontributi i këtij qyteti në çlirimin dhe shtet ndërtimin e vendit, është i pamohueshme.

Mustafa këto komente i ka bërë në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Gjakovë. Ai tha se në këso përvjetore përkujtojmë veprimtarët e LDK-së që kontribuuan në themelimin dhe zhvillimin e këtij subjekti, dhe mbi të gjitha nëpërmjet LDK-së, të japin kontributin e tyre të pamohueshme për shtet ndërtimin e Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Mustafa përmendi edhe Aeroportin e Gjakovës, ku tha se duhet ta shndërrojmë në një aset që do të mburret e tërë Kosova.

Mustafa shtoi se janë edhe shumë objekte të tjera ekonomike në Gjakovë, për të cilat po bëjnë përpjekje maksimale që të zgjidhet statusi i tyre dhe të vihen në funksion të punësimit dhe zhvillimit të Gjakovës.

Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola është shprehur i bindur kryesia qendrore dhe organet e partisë në Gjakovë do të reflektojnë me një përfaqësim më të mirë të degës.

Ndryshe, Mustafa gjatë qëndrimit në Gjakovë ka vizituar edhe Aeroportin e Gjakovës./21Media

http://rtv21.tv/mustafa-gjakova-meriton-shume-shume/
Facebook Comment