"Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”

“Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është i mendimit se institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit dhe për këtë sipas tij këto institucione duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen.

“Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”, ka shkruar Mustafa, në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai tutje është shprehur se është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit.

“Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, ka përfunduar më tutje Mustafa.