Voton Mustafa

Voton Mustafa

“Unë kam besim tek qytetarët, kam besim që Kosova do të ecë përpara, do të kalojë në binarë që i nevojitet edhe zhvillimit ekonomik, perspektivës së qytetarëve dhe perspektivës të të rinjve.”, kështu deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Isa Mustafa, pas votimit të tij në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Mustafa tha se ditën e sotme e konsideron të rëndësishme për Kosovën, pasi qytetarët vendosin për fatin e tyre dhe qeverisjen e tyre., shkruan rtv21.tv

Kreu i LDK-së ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masovisht në votim në mënyrë që, sipas tij, të shprehet vullneti i tyre në numër më të madh sepse ajo e fuqizon edhe qeverisjen e ardhshme./21Media