Nuk përjashtohet posti i kryeministrit me rotacion

Nuk përjashtohet posti i kryeministrit me rotacion

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa edhe një herë ka shprehur vullnetin e tij për një koalicion me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se e dëshiron një koalicion të tillë për të ia pamundësuar PAN-it të vijnë në krye të shtetit.

“Në qoftë se jemi të bindur se edhe njërës edhe tjetrës palë i takon Kryeministri, kjo nuk do të thotë se duhet të hapim frontin ndërmjet veti. Kemi plot gjëra të mira që mund t’ia adresojë njëra palë tjetrës për bashkëpunimin tonë, por kemi edhe të këqia. Kjo nuk është mënyrë që ne të tentojmë të fitojmë vota. Më shumë preferoj të ndërtojmë front të përbashkët, para ose pas-zgjedhor, për t’ua pamundësuar PAN-ave dhe përkrahësve të tyre vazhdimin e shkatërrimi të shtetit.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se nuk e nënvlerëson Albin Kurtin për kryeministër, por ashtu si gjithë LDK-ja vlerëson kontributin e Vjosa Osmanit.

Qytetarë të nderuar,Jam angazhuar, i mbetem besnik idesë dhe përkushtimit që vendi të qeveriset nga partitë e…

Gepostet von Isa Mustafa am Mittwoch, 28. August 2019

Ndërsa,  mbrëmë në një emision televiziv Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK është e gatshme për një marrëveshje me Vetëvendosjen që posti i kryeministrit të ndahet me rotacion, një gjë e tillë nuk u përjashtua as nga Mustafa.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë nga 25 shtator deri më 4 tetor./21Media