Kryeministri Mustafa, priti në takim shefin ekzekutiv të Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane

Kryeministri Mustafa, priti në takim shefin ekzekutiv të Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim shefin ekzekutiv të Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, me ç’rast ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik në arsimimin e kuadrove të reja, si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar në progresin e arritur.

Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar siç tha ai ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, duke theksuar dhe kontributin e veçantë të Këshillit Britanik, sidomos në arsim, në trashëgimi kulturore dhe në fusha të tjera.

Mustafa, ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik, sidomos në arsimimin e kuadrove të reja, si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, si fushë e prioritetit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shpreh përkrahjen e mëtejme të Këshillit Britanik në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin dhe trashëgiminë kulturore.