Mustafa kërkon që deri në fund të javës të arrihet marrëveshja ose e kundërta

Edhe Mustafa i lodhur me bisedime

Lidhja Demokratike e Kosovës ngul këmbë që marrëveshja e propozuar nga ta është reflektim i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. LDK ftoi Vetëvendosjen që të veprojë shpejt e më vendosshmeri.

Kryetari Isa Mustafa në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë, tha se ky subjekt është i hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mbesim të hapur të ulemi dhe të bisedojmë, por që ajo ulje dhe bisedë të ketë një përfundim sa më të shpejt. Mundësisht deri në fund të javës ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte të arrihet ajo”, tha Mustafa.

Tutje kreu i LDK-së e vlerësoi të balancuar propozimin që ia kanë bërë Vetëvendosjes ditë më parë, shkruan rtv21.tv

I pyetur se a është në komunikim me Albin Kurtin, Mustafa u përgjigj qe asnjëherë nuk kanë qenë jashtë komunikimit.

Kanë kaluar tashmë tre muaj negociata, në mes Kurti dhe Mustafa, dhe akoma nuk kanë arritur të dakordohen për krijimin e koalicionit dhe formimin e qeverisë së re. Edhe pse takimet janë të shpeshta, përfundimi deri tash po del të jetë i njëjti, pa marrëveshje. E më të dëmtuarit në këtë pjesë po shihet të jenë qytetarët e Kosovës, të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe të zhgënjyer për këtë proces, i cili nuk dihet se kur do të mbarojë./21Media

Back to top button