Reagimi i Mustafës

Reagimi i Mustafës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Në një shkrim në Facebook, Mustafa kërkoi nga Qeveria ta rishqyrtojë këtë vendim.

“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit.”, shkroi Mustafa në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndalojë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes./21Media