Mustafa: Pikë!

Sipas Isa Mustafës LDK është më e hapur për të qeverisur vendin

Kryeministri i vendit në detyrë, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me komentet dhe deklaratat e fundit të bëra rreth LDK-së.

Mustafa përmes një postimi është shprehur se LDK vendos vetë, duke shtuar se ky subjekt mbetet pikë për ata që  dëshirojnë të vendosin për të.

”LDK manovra.. LDK e shtyri në listë….LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E… LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në”, ka shkruar Mustafa duke shtuar se LDK është e pakorruptuar dhe e aftë për të drejtuar vendin.

”LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!”, ka shkruar më tutje Mustafa./21Media

Back to top button