Mustafa nuk e përjashton mundësinë për kritere të tjera për vizat

Mustafa nuk e përjashton mundësinë për kritere të tjera për vizat

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin “Argument Plus”, foli edhe për procesin e liberalizmit të vizave.

Duke e quajtur si të paarsyeshme zvarritjen e këtij procesi ai nuk e përjashtoi mundësinë që mund të kërkohen edhe kritere të tjera, por që nëse do të ndodhte një gjë e tillë sipas tij do të ishte e padrejtë.

Megjithatë Mustafa u shpreh optimist se liberalizmi i vizave do të ndodh.

“Jam i bindur që do të ndodh themi në muajt e parë, fillimit të mandatit të qeverisë së ardhshme dhe unë konsideroj që edhe ajo ndodhje duhet të bëhet e ndërlidhur edhe me dialogun.”, tha Mustafa./21Media