Mustafa mbledh grupin parlamentar

Temë diskutimi, marrëveshja me VV-në

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në orën 14:00 ka filluar një takim me grupin parlamentar. RTV21 mëson se në takim po diskutojnë për koalicionin e mundshëm me VV-në. Para këtij takimi në selinë e LDK-së në një takim me Mustafën, ka qenë amabasadori gjerman, Christian Heldt.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu sot deklaroi se VV-ja qëndron ende prapa asaj që nuk do ta diskutojnë me LDK-në postin e presidentit.

Pritet që gjatë ditëve në vijim të takohen prapë liderët e dy subjekteve politike LDK-VV për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit. Takimi i tyre i fundit është mbajtur më 2 dhjetor që ka rezultuar pa marrëveshje për koalicion.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media

 

Back to top button