Sipas Mustafës, bashkëpunimi me Gjermaninë e Francën është me rëndësi për LDK-në

Sipas Mustafës, bashkëpunimi me Gjermaninë e Francën është me rëndësi për LDK-në

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosvës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me situatën e fundit poltike në kohë të koronavirusit.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi themelore për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmë brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë. LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në  Facebook.

Aktualisht Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur senacën e mocionit për mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. /21Media