Para tri ditësh LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion në Kuvend

Para tri ditësh LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion në Kuvend

Ministri i Bujqësisë, njëherit zëdhënës i LDK-së, Besian Mustafa gjatë një konference që pati paraditen e sotme, foli shkurt për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai tha se mocioni vazhdon në Kuvend ku përgjegjës është kryesia e Kuvendit te Kosovës.

“Janë vendime të kryesisë se LDK-së, mocioni vazhdon ne Kuvend, ku përgjegjës janë udhëheqësia e Kuvendit”, tha shkurt ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar më 20 mars se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.