“Dialogu me Serbinë mos ta prek çështjen e kufijve"

“Dialogu me Serbinë mos ta prek çështjen e kufijve”

Pas takimit me kryetarë të degëve të LDK, Isa Mustafa në një konferencë për media tha se temë kryesore ka qenë procesi zgjedhor i brendshëm, në gjithsej 38 degë

Mustafa tha se procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyrë normale.

Në këtë takim sipas kreut të LDK-së dialogu me Serbinë dhe Samiti në Berlin kanë qenë tema të tjera të diskutimit në këtë takim, si dhe me korrupsionin e lartë.

Shqetësim i LDK-së sipas Mustafës është edhe ikja e të rinjve nga  vendi.

Mustafa tha se Samiti i Berlinit i ka dhënë fund korrigjimit të kufijve. Ndryshimi i kufijve sipas tij është ndryshim i deklaratës së pavarësisë.

“Dialogu me Serbinë mos ta prek çështjen e kufijve, sepse kjo hap çështjen e shtetësisë. Si LDK, do të angazhohemi për procesin e dialogut, por mendojmë se zgjidhja më e mirë është shkuarja në zgjedhjet”, theksoi Mustafa.

Sipas Mustafës, sa i përket taksës, për çdo ditë ka zëra të ndryshëm nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

“Institucionet e vendit duhet ta mendojmë mirë këtë çështje, që mos të kushtëzohet dialogu Kosovë-Serbi. LDK mendon se pas zgjedhjeve në Komisionin Evropian duhet t’i hapet rrugë këtij procesi për dialogun”, tha ai.

Nënkyetari i LDK Agim Veliu tha se janë në proces zgjedhor në degë dhe nëndegë, dhe në momentin që të vjen koha, do të deklarohet nëse do të kandidojë për kryetar të LDK.