Mustafa në RTV 21: Ende ka gjasa për marrëveshje me LVV

Mustafa: LDK-ja nuk heq dorë nga kërkesa për postin e kryeparlamentarit

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ende sheh gjasa për marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen, por pa hequr dorë nga oferta e LDK-së që përfshin kërkesën që posti i kryeparlamentarit t’i takojë kësaj partie. Në intervistën dhënë RTV 21, lideri i LDK-së Mustafa në rast të dështimit të marrëveshjes me Vetëvendosjen, lë të hapur mundësinë që LDK-ja ta votojë qeverinë e pakicës, të propozuar nga Vetëvendosje, por me kusht që të dihet se çfarë do të jetë ajo qeveri, çfarë programi do të ketë dhe çfarë i ofron Kosovës. Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa e intervistoi Kujtesa Bajrami – Fana./21Media

INTERVISTE

Back to top button