Mustafa ngushëllon familjen Llumnica

Mustafa tha se Adem Llumnica ishte njeri i përkushtuar për LDK-në dhe Kosovën

Me rastin e vdekjes së kryetarit të nëndegës së LDK-së në Barilevë të Prishtinës, Adem Llumnica, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Llumnica. 

“Dje morëm një lajm të hidhur se ndërroi jetë Adem Rasim Llumnica, veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Barilevë të Prishtinës. Ademi ishte aktivist i LDK-së që nga fillimi, njeri punëtor, komunikativ, i përkushtuar për LDK-në dhe për Kosovën. Ishte punëtor shumëvjeçar i QKUK-së. Me vdekjen e Ademit, LDK humbi një aktivist të mrekullueshëm, por kontributi i tij do të jetë trashëgimi për brezat e ardhshme. Në emër të LDK-së i shprehi ngushëllime familjes Llumnica, Nëndegës së LDK-së në Barileve dhe Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë”, është shprehur kryetari Mustafa./21Media

Back to top button