Mustafa niset për t’u takuar me Kurtin

Nuk dihet koha e saktë kur fillon takimi

Para pak minutash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është nisur nga selia e partisë së tij për të shkuar në takimin e radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

I pyetur se a ka gjasa që takimi sot të përfundojë me një marrëveshje apo jo, Mustafa ka deklaruar se ata gjithmonë shkojnë me qëllim që të arrijnë marrëveshje.

Takimi do të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

As nga LDK e as nga LVV nuk kanë konfirmuar se kur saktësisht do të mbahet takimi, veçse kanë konfirmuar se ai do të mbahet./21Media

Back to top button