Mustafa: Nuk bëjmë asnjë marrëveshje me partitë e tjera

Mustafa: Plani B i yni është që të shkojmë në opozitë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm në një konferencë për media ka thënë se nëse nuk arrijnë marrëveshje me VV-në për formimin e Qeverisë, nuk do të pranojnë asnjë mandat nga Presidenti dhe nuk do të bëjnë asnjë marrëveshje me partitë e tjera.

“Edhe Vetëvendosje na ka pyet ne bisedë nëse kemi plan B, në kemi thënë që plani B i yni është që të shkojmë në opozitë, asnjë plan tjetër nuk kemi dhe asnjë veprim tjetër s’do ta marrim,  nëqoftëse ne bëjmë Qeverinë me VV-në e bëjmë nëse nuk e bëjmë, ne nuk pranojmë asnjë mandat nga Presidenti dhe nuk bëjmë asnjë marrëveshje me partitë e tjera, sepse ky është rezultat i vullnetit qytetarëve me votën që na e kanë dhënë prandaj jeni të sigurt se nuk ka plane tjera”, ka thënë ndër të tjera Isa Mustafa.

Takimet e deritanishme për arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe LDK-së si parti e dytë, kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.  Mirëpo Mustafas tha se  do të  vazhdojnë t’i përgjigjen ftesës së VV-së për takime të ardhshme.

Krerët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa duket se nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët sa i përket postit të presidentit.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit e ka bërë më 27 nëntor./21Media

Back to top button