Sipas Mustafës, mbtetet në vullnetin e Kurtit nëse do të punojë me ministrat apo zv/ministrat e LDK-së

Sipas Mustafës, mbtetet në vullnetin e Kurtit nëse do të punojë me ministrat apo zv/ministrat e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të zëvendësministrit në detyrë, Avdullah Hoti nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Mustafa përmes një shkrimi në facebook ka potencuar se si kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Mbrëmë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar zëvendësministrin nga radhët e LDK-së, Avdullah Hotin./21Media