Mustafa: Nuk e konsiderojë zyrtare letrën e Kurtit

Mustafa flet për letrën nga VV-ja

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa foli për letrën që ka pranuar sot nga VV,  por tha se nuk e konsideron si letër zyrtare. Shtoi se është i interesuar të përmbyllin këtë proces dhe të mos vazhdojë kjo agoni e insticioneve si dhe pret që edhe VV të jep kontributin e saj.

“Letrën do ta shohim, nuk e konsiderojë atë që është letër zyrtare është një letër me cilësi që nuk janë shumë zyrtare”, ka thënë Mustafa.

Jo zyrtarisht mësohet se në letrën që VV ka dërguar në selinë e LDK-së, kërkohet nga LDK që të hiqet dorë nga kërkesa për postin e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka publikuar ofertën e dërguar me shkrim kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në këtë ofetë parashihet që Glauk Konjufca të tërhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe LDK-së t’i mbetet kjo pozitë deri në zgjedhjen e presidentit në vitin 2021. Përndryshe nga oferta e fundit e VV-së ku parashihej që numri i minsitrive të rritet në 14, LDK propozon të mbetën 12 ministri por me disa ndryshime: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. LDK po ashtu kërkon VV që të  të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President.

Ndërsa, LDK paraprakisht kishte pranuar një propozim të ri nga Vetëvendosja. Lëvizja ka propozuar që numri i ministrive të rritet në 14, duke i ofruar LDK që të jetë në krye të 6 ministrive, atyre tu mbesin 5 ministri ndërsa 3 ministri t’i takojnë minoriteve. Më këtë rast Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së edhe zëvendëskryeministri e parë. Në këtë pako po ashtu Vetëvendosje ka propozuar që të bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK./21Media

Back to top button