Sipas Mustafës, ndarja e ministrive do të diskutohet

Sipas Mustafës, ndarja e ministrive do të diskutohet

Sonte në emisionin e përjavshëm të RTV21 “Argument Plus” i ftuar ishte Kreu i LDK-së Isa Mustafa.

Në mesin e shumë gjërave të diskutuara, Mustafa foli edhe për ndarjen e ministrive me VV-në, ai tha se me këtë subjekt politike ende nuk është diskutuar.

“Për mnistri të veçanta në asnje rast nuk kemi diskutuar me Vetëvendosjen, kam parë deklarata të ndryshme të njerëzvve se cila ministri do t’i takoj një subjekti, kam parë edhe shkrime të ndryshme që do të thotë se më tepër janë çeshjte të dëshirave. Për ministri duhet të ulemi, mendojmë se duhet ta marrim përgjegjësin propercionale edhe njëra dhe tjetra parti dhe nuk do ta parapelqejm themi një orjentim që një parti ta merr një fushë të caktuar e partia tjetër fushën e caktuar pastaj ajo i bënë dy qeveri brenda një qeverie. Ne do ta bëjmë një qeveri e cila e ka drejtuesin, kryeminsitrin i ka ministrat, e ka nje program qeversisë” tha Mustafa në Argument.

Lëvizja Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dje kanë pasur takimin e katërt në të cilin diskutuan për sundimin e ligjit. /21Media