Mustafa: Nuk kemi ftesë zyrtare nga PDK-ja për bashkëpunim 

“LDK nuk bashkëpunon me PDK, por as nuk kemi vija të kuqe”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në intervistë për Argument Plus, tha se PDK nuk ka bërë ofertë zyrtare për bashkëpunim me LDK-në për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, ndonëse një ofertë e tillë, siç theksoi Mustafa, mund të jetë shtruar jo zyrtarisht nga zyrtarë  të PDK-së.

Ai tha së LDK nuk pranon në asnjë mënyrë të bashkëpunojë me PDK-në,  por në të njëjtën kohë theksoi se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt.

Intervistën e plotë që me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka zhvilluar gazetarja Leonora DALIPI, mund ta ndiqni sonte prej orës 21:30 në emisionin  Argument Plus. /21Media

 

 

Back to top button