Mustafa-O’Connell diskutojnë për qëndrimet e LDK-së rreth dialogut

Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun.

Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ndërsa, diplomati  O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Ndërkohë Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka ritheksuar mendimin e tij se janë pro dialogut, por jo edhe pro pjesëmarrjes në siç e quan Hoti “maskaradë”. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe sipas tij kjo është pika e vetme ku kualicioni PAN është unik./21Media

Back to top button