Mustafa flet për dialogun me Serbinë

Mustafa flet për dialogun me Serbinë

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se dialogu do të jetë ndër çështjet e para të qeverisë së ardhshme në rrafshin diplomatik.

Ai po ashtu në emsionin “Argument Plus” në RTV 21 u shpreh optimist se marrëveshja me Serbinë do të arrihet, megjithatë tha se një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

“Unë nuk jam prej atyre që beson që marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt, por jam prej atyre që besoj në atë se është mirë që të funksionojë dialogu dhe që marrëveshja të kërkohet dhe zgjidhja të kërkohet përmes dialogut dhe ajo që dialogohet të jetë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Mustafa.

Ai tutje shtoi se kjo do të ndikonte edhe që shtetet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë./21Media