"Kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës"

“Kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës”

Janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve, kështu ka shkruar sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në profiline tij zyrtar ‘Facebook”

“Freedom House (Grafiku 1) evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e mediave.
Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për “Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë””, ka shkruar i pari i ekzekutivit.

Sipas kryeministrit Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës.

Mustafa thotë se këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. sipas tij, ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen!

“Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë?!”, ka pyetur kryeministri./21Media

17760891_1300752013324366_8263944592135629845_o17799120_1300752053324362_6233183358180146250_n