Mustafa padinë e Shpendit e quan lajm të ditës

Mustafa: Shpendi duhet ta padisë edhe veten për shkeljet e tij

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me padinë që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka bërë sot kundër ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje për ndaj shpifjeve që janë bërë në drejtim të tij në lidhje me tenderët për furnizim me qumësht në shkollat e Komunës së Prishtinës.

Mustafa ka shkruar se kjo padi ka qenë lajmi i ditës. Ai është shprehur se Shpendi para se ta padisë dikë duhet ta padisë edhe veten për të gjitha manipulimet që i ka bërë,. përmes të cilave ka ardhur  në krye të Prishtinës dhe për shkeljet që i ka bërë si Kryetar i Prishtinës.

Sipas Mustafës, Shpendi s’ka punuar asgjë, por ka manipuluar opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë kohës sa Isa Mustafa ishte kryetar i Prishtinës.

Ndër të tjera, Mustafa Shpendin e ka quajtur edhe “manipulant të pashoq”.

“Lajmi i ditës: Shpend Ahmeti e paditë dike në Gjykatë. Profeti ka të drejtë të martohet me gratë e të tjerëve, por askush me të Profetit. Shkruante në Librin e Shenjtë.
Shpend Ahmeti, Kryetar I Prishtinës, ka të drejtë të akuzoj të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!
Dikush do të më thoshte: lere se këto janë punë të tyre, ta thejnë qafën.  Janë të tyre por janë edhe tonat!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka dorëzuar padi në Pallatin e Drejtësisë ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo padi ndaj VV-së, sipas Ahmetit është bërë ndaj shpifjeve që janë bërë në drejtim të tij në lidhje me tenderët për furnizim me qumësht në shkollat e Komunës së Prishtinës. /21Media 

Back to top button