Mustafa: PDK u dorëzua para një partie të vogël

Mustafa ka reaguar ndaj koalicionit PDK- AAK, duke thënë se PDK është dorëzuar para një partie të vogël

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar të shtunën ndaj koalicionit PDK- AAK, duke thënë se PDK është dorëzuar para një partie të vogël, pasi që populli tha se di të qeverisin me vendin.

Mustafa në statusin e tij në Facebook ka thënë se është pikërisht “turi i votës”, i cili bashkërisht do t’ua tregojë vendin.

Deklarata e tij vjen pas komenteve të kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidatit për kryeministër nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj në Rahovec, të cilët kanë vlerësuar edhe njëherë se qeverisja në largim nuk ka arritur të marrë vendime dhe të udhëheqë me vendin si duhet.

“PDK e AAK për dy tre ditë paralajmëruan vendimet kapitale për Kosovën. Por, pasi dështoi në maraton, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël” tha Mustafa

Mustafa më tej ka thënë se “tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason “turri” i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregoj vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha”./21Media

Back to top button