Mustafa pyet komisionin

Mustafa pyet komisionin

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa e ka pyetur Komisionin e ri qeveritar, që më parë thoshte i ka të gjitha faktet dhe dokumentet dhe se Kosova ka humbur 8-mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?

“Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dinë ku është kufiri me Malin e Zi. Ata e rizgjodhën kryetarin e tyre, i cili pa asnjë hezitim argumentonte se kufiri është aty ku e përcaktoi komisioni shtetëror. Shtrohet pyetja, pasi këta profesorë etj. që sot e përbëjnë Komision e ri Qeveritar atëherë thonin se i kanë të gjitha faktet dhe dokumentet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?! Ata duhet t’i ofrojnë faktet e tyre, jo të ‘Murat Mehës’”, ka shkruar Mustafa në Facebook.