Mustafa lë të hapur mundësinë për koalicion me Vetëvendosjen

Mustafa lë të hapur mundësinë për koalicion me Vetëvendosjen

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa paralajmëroi se nuk do të bëjë koalicion me ata që sipas tij e kanë shkelur partneritetin. Ai e la të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me partitë tjera më të cilat nuk ka qenë në koalicion më herët.

“Jemi këta dhe këtu ku jemi. Ata që kanë shkelur partneritetin e dijnë përgjigjen. Me të tjerët ka hapësirë të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të gjejmë pikat që na bëjnë bashk, jo ato që na ndajnë.”, shkroi Mustafa në Facebook.

Mustafa po ashtu kujtoi kohën kur ishte kryeminstër dhe kritikat që ka marrë nga opozita e atëhershme.

Po ashtu përmendi edhe kohën kur është gjuajtur me vezë nga Vetëvendosje.

Por, sipas Mustafës LDK ka lënë anash inatet politike, pasi që siç ka thënë ai “Politika nuk zhvillohet me hatërmbetje dhe inate.”

Të nderuar qytetarëNuk ka parti që nuk më ka sulmuar dhe nuk më ka etiketuar. Sidomos në kohën sa isha Kryeministër i…

Gepostet von Isa Mustafa am Mittwoch, 14. August 2019

Dje,  Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes zhvilluan një takim në një restorant , ku u pajtuan se do të punojnë në të mirën e Kosovës.

Ky takim dhe një mundësi koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike ngjalli reagime tek PDK-ja./21Media