"Është i dhimbshëm fakti që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk kanë dalur para drejtësisë"

“Është i dhimbshëm fakti që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk kanë dalur para drejtësisë”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në përvjetorin e 20-të, të masakrës së Lubeniqit, përmes një komunikate për media përkujton mbi 80 viktima të ekzekutuar në mënyrë çnjerëzore nga Serbia.

Mustafa ka theksuara se është i dhimbshëm fakti që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk kanë dalur para drejtësisë ani pse kanë kaluar 20 vite.

Po bëhen 20 vite kur u ekzekutuan shumë burra, gra e fëmijë të pambrojtur të cilët sot janë pjesë e historisë sonë të dhimbshme por njëkohësisht krenare.Qytetarët civil në Lubeniq ishin të pafajshmit dhe të pambrojturit e radhës, ndër shumë masakra që kishin filluar nëpër gjithë Kosovën nga forcat policore serbe të cilat pa mëshirë kishin filluar të masakronin dhe terrorizonin popullatën civile. Sot, me krenari kujtojmë të gjithë dëshmorët e vendit të cilët u sakrifikuan për ëndrrën që po e jetësojmë, lirinë dhe pavarësinë. Poashtu, është i dhimbshëm fakti që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk kanë dalur para drejtësisë ani pse kanë kaluar 20 vite nga lufta e fundit në Kosovë. Për çdo familje mbetet plagë e hapur gjetja e trupave të familjarëve të tyre. Lavdi dëshmorëve të vendit”, thuhet në komunikaten për media.

Me rastin e 20 vjetorit të masakrës në fshatin Lubeniq të Pejës edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar civlët e pafajshëm, të cilët janë ekzekutuar nga forcat policore serbe.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë.