Mustafa përkujton Rugovën: Arkitekt i shtetit të Kosovës

Ish-presidenti Ibrahim Rugova kujtohet në ditëlindjen e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes.

“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK-së premtoi se kjo parti, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova.

Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së sot nga ora 10:30 do të bëjnë homazhe te varri i tij dhe nga 10:45 do të vizitojnë familjen Rugova.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006./21Media

Back to top button