Mustafa përkujton veprimtarin Anton Çetta

“Mision jetësor e kishte paqen”

Në 100 vjetorin e lindjes së intelektualit dhe njeriut të paqes, Anton Çetta, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se plaku i urtë, në kohët më të vështira, kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike të mbajtura në vitin 1992.

“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen.

Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992.   Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”, thuhet në letrën e Mustafës

Back to top button