Mustafa: Po ecim përpara fuqishëm

“Ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre”

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, e ka vlerësuar javën që po lëmë pas si shumë të suksesshme për vendin.

Ndër sukseset e arritura gjatë kësaj jave kryeministri përmend fitoren e 4 medaljeve nga xhudistet kosovare, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka, si dhe vlerësimin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Xhudistet tona Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka i sollën vendit 4 Medalje në Xhudo (2 të Arta dhe 2 të Bronzta). Morëm vlerësime maksimale për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe u konfirmua progresi jonë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit nga Freedom House”, ka shkruar Mustafa.

Sipas Mustafës, vendi po ecë fuqishëm dhe kjo nuk duhet t’i pengojë askujt.

“Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre”, ka shkruar më tutje Mustafa./21Media

Back to top button