Kryeministri i vendit po merr pjesë në Kongresit të EPP-së në Maltë

Kryeministri i vendit po merr pjesë në Kongresit të EPP-së në Maltë

Isa Mustafa ka thënë se në këtë kongres është takuar me personalitete të rëndësishme, të cilët konfirmuan përkrahjen e tyre të plotë për Kosovën

“Gjatë punimeve të sotme të Kongresit të EPP-së në Maltë, liderët e vendeve evropiane, të mekanizmave të BE-së si dhe të partive më të fuqishme të qendrës së djathtë nga të gjitha vendet evropiane, po vazhdojnë diskutimet për të ardhmen e Evropës.Pata mundësinë të takohem me personalitete të rëndësishme, të cilët konfirmojnë përkrahjen e tyre të plotë për Kosovën dhe rrugën integruese evropiane të saj”, thekson Mustafa.

Kryeministri po ashtu ka thënë se është fat i madh për vendin në këtë fazë, që LDK është pjesë e Familjes më të madhe politike evropiane, roli i të cilës është vendimtar për të ardhmen e BE-së dhe proceset integruese.

“Me kënaqësi mund të them se Partitë Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian, po e përkrah fuqishëm rrugën integruese evropiane të Kosovës”, thekson kryeministri./21Media

http://rtv21.tv/mustafa-po-perkrahet-rruga-integruese-e-kosoves/
Facebook Comment