Mustafa: Posti i kryeparlamentarit na takon në mandat të plotë

Mblidhet Këshilli i përgjithshëm i LDK-së

Ka nisur mbledhja e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, ku do diskutohet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Me këtë rast i pari i LDK-së, Isa Mustafa paraqiti disa nga detajet e kësaj marrëveshje, ku tha se janë munduar të respektojnë parimet që i ka vendosur më herët ky organ i lartë i partisë.

Derisa i njoftoi për rritjen e ministrive nga 12 në 15, Mustafa tha se kjo është bërë për efikasitet më të mirë qeverisës dhe të balancuar.

Kurse, posti i kryeparlamentarit tha se do t’iu takojë në mandat të plotë katër vjeçar.

Back to top button