Abazi shkroi një postim në Facebook

Abazi shkroi një postim në Facebook

Analisti Haki Abazi, i cili më 20 gusht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje publikoi emrat e zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së dhe postet e tyre, në rast të nënshkrimit të një koalicioni mes këtyre dy partive.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook tha se Isa Mustafa do të bëhej president, Albin Kurti kryeministër dhe Vjosa Osmani kryetare e LDK-së dhe kryeparlamentare.

Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 6 tetor. Ndërkohë, pas njoftimit për kandidaturën e Osmanit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, së bashku me Osmanin, zhvilluan një takim me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti./21Media