Mustafa: Pse të mos punohet ditëve të diela?

Mustafa kundër idesë që bizneset të pushojnë të dielave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur kundër idesë që të mos punohet gjatë ditës së diel.

Mustafa  ka thënë se Autoriteti i Konkurrencës duhet të shqyrtojë vendimet e disa komunave që të ndalet puna në këtë ditë të javës.

“Pse të mos punohet ditëve të diela? Kush ka bërë analiza dhe ka ardhur në përfundim se mbyllja e dyqaneve, shërbimeve, aktiviteteve ekonomike ditën e diel nëpër komuna është në interes të publikut, të punësimit dhe të zhvillimit ekonomik? Se kjo siguron 8 orë punë në ditë dhe 40 orë në javë? Mendoj që askush, sepse vështirë është të bashkëjetojë koncepti i ekonomisë së lirë të tregut dhe i promovimit të sektorit privat si promotor i zhvillimit me ndërhyrje arbitrare në treg nga disa komuna, duke e marrë rolin e rregullatorëve ekonomik”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në Facebook./21Media

Back to top button