Sipas tij, përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dlogun dhe për kufijtë

Sipas tij, përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dlogun dhe për kufijtë

Kryetari i lidhjes demokratike, Isa Mustafa mbrëmë ka takuar  deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung.

Me anë të një postimi në Facebook Mustafa ka treguar se gjatë këtij takimi kanë biseduar për çështjet aktuale në Kosovë.

Sipas Mustafës, qëndrimi i CDU-së për dialogun dhe kufijtë janë të njëjta me ato të LDK-së.

“Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dlogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së “, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Në këtë takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri dhe Vlora Dumoshi. /21Media