Mustafa tha se idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve

Mustafa tha se idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe një herë ka përsëritur se reformat ekonomike e fiskale, si dhe idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve të Prizrenit dhe rritjen cilësore e sasiore të prodhimeve të Kosovës.

Ai pas vizitës që i ka bërë disa kompanive në Prizren, ka shkruar në facebook se përfaqësuesit e këtyre kompanive, ashtu si të gjitha bizneset kryesore të tjera në Prizren, vlerësojnë lartë efektet e Pakos Fiskale 1 dhe mbështesin fuqishëm masat e parapara në Pakon e 2-të Fiskale.