Mustafa: Rezoluta zgjidhje për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar

Reagimi i Mustafës pas miratimit të rezolutës për dialog

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se votimi në Kuvend i rezolutës së propozuar nga PSD për dialogun me Serbinë, nuk është zgjidhje për dialogun por, është zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar qeverisës.

Mustafa ka shkruar në Facebook se ky nuk është vendim gjithëpërfshirës, siç dëshiron ta mashtrojë veten dhe adresën e vet ndonjë ndërkombëtar.

“Kosovës i nevojitet një proces i dialogut dhe marrëveshje e arritur dhe e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë. Një marrëveshje e qëndrueshme. Çdo veprim tjetër është blerje kohe dhe mashtrim. Procesi dhe Marrëveshja eventuale për dialogun e ekipeve të improvizuara pa legjitimitet me votë të qytetarëve dhe e institucioneve pa legjitimitet kushtetues është në dëm të Kosovës dhe do të kundërshtohet fuqishëm nga LDK”, ka shkruar ai.

Mbrëmë është votuar rezoluta e propozuar nga PSD-së mbi procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Rezoluta ka kaluar me vota 59 pro dhe 2 abstenime nga 61 deputetë sa votuan./21Media

Back to top button