Mustafa: SHBA po lë Kosovën përgjegjëse për ngecjet në dialog

Sonte në emisionin “Argument Plus” i ftuar ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Mustafa foli edhe për letrën e SHBA-ve dërguar Kosovës, duke përfshirë 8 pika dhe kërkesa për Kosovën, duke deklaruar se me këtë SHBA-të lënë përgjegjëse Kosovën për dështimin e dialogut.

Sipas Mustafës nëse dikush duhet të jetë përgjegjës për ngecjet në dialog, ajo është Serbia dhe aksionet e saj kundër Republikës së Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Mustafa thekson edhe një herë se Serbia e ka merituar taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës, mirëpo kërkesat nga SHBA, Bashkimi Evropian e vende tjera janë që kërkesa të pezullohet, andaj sipas Mustafës institucionet në pushtet duhet ta trajtojnë këtë çështje e të gjejnë një zgjidhje që Kosova të mos konsiderohet përgjegjëse./21Media

Back to top button