Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar tejkalimin e deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet, siç shprehet, të pamerituara të një pjese të tyre

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar tejkalimin e deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet, siç shprehet, të pamerituara të një pjese të tyre

Ai në një shkrim në Facebook thotë se këtë problem e kanë diskutuar disa herë me përfaqësuesit e FMN-së në kohën sa ishte kryeministër.

Sipas tij, ekzagjerimi i listave dhe numrit të veteranëve nuk duhet të jetë vetëm çështje e prokurorisë dhe gjyqësisë, edhe pse këto organe duhet të vazhdojnë pa presione ta bëjnë punën e tyre.

“Gjeneza, mendoj se, qëndron te lëshimi me prapavijë klienteliste apo edhe nga interesa të tjera e dëshmive nga përgjegjësit e zonave për njerëz që nuk kanë qenë pjesë aktive e luftës. Prandaj duhet të sillemi racionalist, të mos ngatërrojmë adresat, sepse as kryeprokurori dhe as ish-prokurori i lëndës nuk i kanë fryrë listat. Shfryrja e listave duhet të ndodhë nga ata që i kanë fryrë dhe me ligj të veçantë. Ndërkaq, keqpërdoruesit duhet të përgjigjen”, shkruan Mustafa.