Mustafa me “shokë” në Kongresin e Maltës

Kongresi i Maltës do të fokusohet në politikat e jashtme, të sigurisë, në zhvillimin ekonomik dhe realitetin digjital

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët Haziri dhe Rugova, kryetaren e Forumit të Gruas, Lirie Kajtazi, sekretarin e përgjithshëm Beqiri dhe anëtarët e kryesisë Dumoshi e Abrashi, po marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), që zhvillohet sot e nesër në Maltë.

“Kongresi i Maltës, i cili do të fokusohet në politikat e jashtme, të sigurisë, në zhvillimin ekonomik dhe realitetin digjital, pritet të konkludojë me dokumente konkrete për të ardhmen e Evropës” ka shkruar Mustafa në facebook.

Ai tha se gjatë punimeve të Kongresit, që po zhvillohet në një periudhë shumë të rëndësishme për Evropën, delegacioni i LDK-së do të ketë mundësi të takohet me liderë shtetesh, drejtues të mekanizmave të BE-së si dhe drejtuesit e partive kryesore evropiane të qendrës së djathtë.

“Familja e madhe evropiane e partive të qendrës së djathtë, ku LDK-ja e përfaqëson Kosovën në mënyrën më dinjitoze, do të vazhdojë të ketë rol qendror në politikat e BE-së, duke ofruar përkrahje të mëtejme për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Kosovës” ka shtuar Mustafa./21Media

Back to top button